Osmani: Albin Kurti të na kërkojë falje, Glauk Konjufca të mos flasë për mua si për figura shahu
Vjosa Osmani thotë se pret që Albin Kurti t’i kërkojë falje LDK-së për gjuhën që zyrtarë të saj pasi ka dështuar koalicioni parazgjedhor.
Lajme
“Gjuha që është përdorë nga disa zyrtarë të Vetëvendosjes, që ka dështuar shkaku i mosgatishmërisë së tyre, është gjuhë për keqardhje që do të duhej të distancohej kreu i Vetëvendosjes. Pres shumë që të ndodhë kjo në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.
Sa i përket deklaratës së Glauk Konjufës se Osmani do të mund të ishte kryetare e Kuvendit, ajo thotë se ‘e trajtuan si figurë shahu’.
“Pozitën ma cakton qytetari i Kosovës, jo Vetëvendosja”, ka thënë Osmani.