Osmani: 26 vite pas krimeve të kryera, Serbia refuzon hapjen e arkivave ku gjinden të dhënat për të zhdukurit me dhunë e varrezat masive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar sot në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve. Ajo përmes një postimi në Facebook, se ata që mungojnë janë plaga më e thellë e luftës dhe se drejtësia për ta është premtimi ynë që nuk shuhet kurrë. Osmani ka thënë se secili emër në atë listë është një jetë…

Lajme

27/04/2025 16:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar sot në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve.

Ajo përmes një postimi në Facebook, se ata që mungojnë janë plaga më e thellë e luftës dhe se drejtësia për ta është premtimi ynë që nuk shuhet kurrë.

Osmani ka thënë se secili emër në atë listë është një jetë e ndalur dhunshëm, një familje që pret, një plagë që kërkon shërim, një ankth që nuk shuhet kurrë, shkruan lajmi.net.

“Edhe 26 vite pas krimeve të kryera, Serbia refuzon hapjen e arkivave ku gjinden të dhënat për të zhdukurit me dhunë e varrezat masive. Ky refuzim është përsëritje e përditshme e krimit, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj familjeve të tyre e ndaj gjithë Kosovës. Prandaj lufta jonë për drejtësi nuk do të ndalet kurrë. Kujtojmë me nderim dhe kërkojmë drejtësi me vendosmëri”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë: