Osman Hajdari zgjidhet drejtor i Spitalit të Prizrenit, pasi u largua nga QKUK

Osman Hajdari, ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Ai ka marrë 88.4 pikë në procesin e përzgjedhjes, ndërkohë që kundërkandidatët e tij – Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj – janë tërhequr nga gara për këtë pozitë,…

Lajme

08/08/2025 17:18

Osman Hajdari, ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Ai ka marrë 88.4 pikë në procesin e përzgjedhjes, ndërkohë që kundërkandidatët e tij – Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj – janë tërhequr nga gara për këtë pozitë, raporton lajmi.net

Vetëm një javë më parë, Hajdari ishte liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Në vend të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Mentor Zejnullahu.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) pati konfirmuar largimin e Hajdarit nga pozita në QKUK, duke sqaruar se ai “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”./Lajmi.net/