​Osimhen i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Milanit

Napoli e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Milani me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Ismael Bennacer. Pas ndeshjes, trajneri i liderit të Serie A, Luciano Spalletti, tha që Victor Osimhen do jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit. “Victor Osimhen 100% do të jetë…

Sport

13/04/2023 15:43

Napoli e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Milani me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Ismael Bennacer.

Pas ndeshjes, trajneri i liderit të Serie A, Luciano Spalletti, tha që Victor Osimhen do jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit.

“Victor Osimhen 100% do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimin në stadiumin Maradona të martën”, tha Spalletti, duke i gëzuar tifozët e klubit.

Sulmuesi nigerian mungoi në takimin e së mërkurës për shkak të problemeve muskulore.

Ndeshja e kthimit Napoli – Milan zhvillohet më 18 prill (e martë), nga ora 21:00./Lajmi.net/