Osimhen: Frymëzimet e mia janë Kane dhe Drogba

Victor Osimhen ka folur për lojtarët që e frymëzojnë në pozitën e tij. Në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, nigeriani përmendi Harry Kanen dhe Didier Drogban si dy nga modelet e tij për ta bërë sa më mirë detyrën e sulmuesit. “Frymëzimet e mia janë Harry Kane dhe Didier Drogba”, theksoi ai.…

Sport

27/07/2022 23:51

Victor Osimhen ka folur për lojtarët që e frymëzojnë në pozitën e tij.

Në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, nigeriani përmendi Harry Kanen dhe Didier Drogban si dy nga modelet e tij për ta bërë sa më mirë detyrën e sulmuesit.

“Frymëzimet e mia janë Harry Kane dhe Didier Drogba”, theksoi ai.

Osimhen pati një sezon fantastik me Napolin, duke qenë një ndër më të dalluarit për ish-kampionët italianë.

Si pasojë e kësaj forme të treguar, lojtari mori disa oferta nga klube të mëdha evropiane. /Lajmi.net/