OSBE rekomandon ndërprerjen e votimeve në Veri

Misioni i OSBE’së në Kosovë i ka rekomanduar KQZ’së që ta ndërprejë votimin në katër komunat veriore të Kosovës për shkak të situatës së sigurisë së krijuar pas sulmeve të bandave serbe në qendra të votimit.

Lajme

03/11/2013 18:09

(E Plotësuar)

Misioni i OSBE’së në Kosovë i ka rekomanduar KQZ’së që ta ndërprejë votimin në katër komunat veriore të Kosovës për shkak të situatës së sigurisë së krijuar pas sulmeve të bandave serbe në qendra të votimit.

“OSBE është duke i rekomanduar KQZ’së që ta nderpresë votimin në 4 komunat veriore për shkak të sulmeve të bandave me maska nëpër qendra të votimi”, thotë për lajmi.net një burim brenda KQZ’së.

_______________

Zëdhënësi i OSBE’së në Kosovë, Nicola Gaon, ka konfirmuar për lajm.net largimin e personelit të këtij misoni nga shkolla ‘Shën Sava” në Veri, ku raportohet se persona me maska kanë hyrë dhe ndërprerë procesin e votimit.

Gaon thotë se largimi i stafit ka ndodhur për shkaqe sigurie.

Stafi është larguar nga 3 qendra të votimit në veri të Mitrovicës, nga qendra e votimit ‘Sveti Sava’, qendra e votimit ‘Shkolla teknike’ dhe qendra e votimit ‘Shkolla e mesme e mjekësisë’. Siguria e stafit tona ka qenë e rrezikuar dhe ne kemi vendosur ta largojmë atë”

“Ne kemi larguar stafin tonë për arsye të situatës së sigurisë në këtë qendër të votimit”.

Gaon tha se nuk mund të spekulojë se çfarë do të ndodhë më vonë me këtë qendër votimi.

Ndryshe, në orët e pasditës është raportuar se dhjetëra persona të maskuar kanë hyrë në qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, kanë marrë kutitë me fletëvotime dhe i kanë djegur ato.

Mbyllet qendra ‘Sveti Sava’ në Veri

Dhjetëra persona të maskuar pasi kanë hyrë në qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, kanë marrë kutitë me fletëvotime dhe i kanë djegur ato, bëjnë të ditur burime të Kosovapress.

“Për shkak të sigurisë është mbyllur qendra e votimit ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës, ndërsa pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me shkollën e mesme të mjekësisë”, kanë thënë burimet e Kosovapress.

Po ashtu, thuhet se persona të maskuar kanë hedhur edhe gaz lotsjellës nëpër klasa.

Ndërhyrja e ekstremistëve serbë thuhet se ka ardhur  si pasojë e rritjes së numrit të pjesëmarrësve serbë në zgjedhje. Policia e Kosovës, ka përdorur gaz lotsjellës dhe si rrjedhojë është ndërprerë votimi.