OSBE ngrin operacionet e saj në Ukrainë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka njoftuar se ka zvogëluar operacionet e saj monitoruese në lindje të Ukrainës dhe ka ngrirë operacionet e tjera.

Bota
Zëvendës shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë, Alexander Hug ka njoftuar sot për këtë vendim selinë e OSBE-së në Vjenë, raporton REL.
“Ne mezi po presim ditën kur do të mund të vazhdojmë aktivitetet tona në lindje të Ukrainës me kapacitete të plota, por për të ndodhur kjo të neve na duhen disa përmirësime”, u tha ai gazetarëve.
“Nevojitet që armët të zhduken, pikat e kontrollit të zhduken dhe kemi nevojë për liri të lëvizjes”, shtoi ai.
Kjo deklaratë është bërë pasi separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë liruar katër monitorues të OSBE-së, më 26 qershor, dhe katër të tjerë dy ditë më pas.
Hug ka njoftuar se të gjithë tetë monitoruesit janë mirë dhe se lirimi i tyre është bërë pa kushte.