OSBE lidh sulmin në Veri me zgjedhjet
Ambasadori Schlumberger u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përgjigjen këtij incidenti dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë, në mënyrë që t’i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në atë anë.
Lajme
Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jean- Claude Schlumberger dënoi sot sulmin ndaj kandidatit për kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut, i cili ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“E dënoj fuqishëm incidentin me bombë që ka pasur për shënjestër pronën e Zt. Nebojsha Mariq. Fakti që incidentet e sigurisë të ndërlidhura me zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë është për keqardhje në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në krijimin e një ambienti ku njerëzit mund të zgjedhin dhe të zgjidhen lirshëm,” tha Schlumberger.
Ambasadori Schlumberger gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i përgjigjen këtij incidenti dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë, në mënyrë që t’i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në atë anë.