OSBE e kënaqur

Jean Claude Schlumberger shprehet i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 3 qendra të votimit në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se zgjedhjet janë duke u përcjellë me një gjendje të qetë të sigurisë.

Lajme

17/11/2013 15:02

Shefi i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, ka deklaruar se rivotimi në 3 qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës është duke u zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme.

“Jam i bindur që ky trend i pjesëmarrjes do të vazhdojë edhe më tutje. Deri më tani nuk ka pasur probleme, dhe çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë”.

Shefi i OSBE’së ka thënë se qytetarët të cilët votojnë në një qendër që nuk e kanë të regjistruar emrin, do të ketë mundësi që vota e tyre të dërgohet në qendrën e votimit ku ata kanë të drejtë vote.