Organizatori tërhiqet nga protesta kundër Qeverisë Kurti, thotë se duhej të lajmërohej 96 orë përpara

Protesta e paralajmëruar kundër Qeverisë Kurti, e cila ishte thirrur të mbahej sot, nuk do të zhvillohet. Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë sqaruar se protesta nuk mund të mbahet për shkak të detyrimit ligjor që ajo të lajmërohet 96 orë përpara. “Ju njoftojmë se sot nuk…

Lajme

03/11/2026 15:23

Protesta e paralajmëruar kundër Qeverisë Kurti, e cila ishte thirrur të mbahej sot, nuk do të zhvillohet.

Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë sqaruar se protesta nuk mund të mbahet për shkak të detyrimit ligjor që ajo të lajmërohet 96 orë përpara.

“Ju njoftojmë se sot nuk do të mbahet protestë, për shkak të detyrimit ligjor që protesta të lajmërohet 96 orë përpara”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se për protestën e radhës qytetarët do të njoftohen me kohë.

Protesta kundër Qeverisë Kurti ishte paralajmëruar edhe më 1 nëntor, ndërsa tashmë është shtyrë edhe protesta e planifikuar për sot. /Lajmi.net/