Organizata franceze synon promovimin e Kosovës
Qasja metodologjike dhe parimet e bashkëpunimit të cilat themelohen mbi një marrëdhënie besimi të ndërsjellët dhe një radhitje rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe qeverisjes së mirë ishte temë diskutimi e takimit mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social, një organizatë e themeluar në Francë dhe me qëllimin të mbështesë…
Lajme
Qasja metodologjike dhe parimet e bashkëpunimit të cilat themelohen mbi një marrëdhënie besimi të ndërsjellët dhe një radhitje rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe qeverisjes së mirë ishte temë diskutimi e takimit mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social, një organizatë e themeluar në Francë dhe me qëllimin të mbështesë Kosovën në fusha të ndryshme.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se bashkarisht u shpreh bindja se me qasjen e paraqitur dhe pas përfundimit të kornizës së punës, e cila synon promovimin e Kosovës dhe rritjen e investimeve franceze në Kosovë, përafrimin e dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor, zhvillimi i mëtutjeshëm i veprimeve ndikuese do të japin rezultate të pritura në plan afatgjatë.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.