Orca: Rezultatet e ‘’Pisa 2022’’ duhet ta këndellin Kurtin dhe Qeverinë, nuk duhet të invesohet vetëm në fasadë

Gjatë ditës së sotme janë bërë publike rezultatet e testit ‘’Pisa’’ për vitin 2022. Në bazë të rezultateve del se shteti i Kosovës është  renditur pothuajse në vendet e fundit. Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë. Lidhur me këtë…

Lajme

05/12/2023 12:40

Gjatë ditës së sotme janë bërë publike rezultatet e testit ‘’Pisa’’ për vitin 2022.

Në bazë të rezultateve del se shteti i Kosovës është  renditur pothuajse në vendet e fundit.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e organizatës për monitorimin e cilësisë së arsimit në Kosovë(ORCA).

Sipas ORCË-s, analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht dhe këto rezultate duhet të këndellin Kurtin dhe Qeverinë e tij

Reagimi i plotë:

Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e PISA 2022 të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë.

Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët.

Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.

May be an image of orca and text

ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë./Lajmi.net/