Orav takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se me Caka-Nimanin kanë biseduar për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore. “Pati një diskutim tërheqës me Gresa Caka-Nimani, Kryetare…

Lajme

18/09/2024 21:06

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se me Caka-Nimanin kanë biseduar për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore.

“Pati një diskutim tërheqës me Gresa Caka-Nimani, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore. Duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së saj, vura re se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav në “X”. /Lajmi.net/