Orav për përpjekjet e Kosovës për integrimin në BE: Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë takim, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Orav theksoi rëndësinë e…
Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në këtë takim, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Orav theksoi rëndësinë e momentit aktual për avancimin e këtij procesi, transmeton lajmi.net.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” deklaroi Orav, duke nënvizuar nevojën për angazhim të shtuar institucional në realizimin e reformave të nevojshme.
Po ashtu, ai shprehu vlerësimin e Bashkimit Evropian për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së në funksion të avancimit të agjendës evropiane të vendit./lajmi.net/