Orav pas takimit me Kurtin: Gjendja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it zhvilluan sot një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Takimi u mbajt në një kohë të ndjeshme politike për vendin, pas zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë rreth formimit të qeverisë së re. Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, përmes një postimi…

Lajme
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it zhvilluan sot një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi u mbajt në një kohë të ndjeshme politike për vendin, pas zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë rreth formimit të qeverisë së re.
Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional.
“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në detyrë Kurti. Për përparim në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, shkroi Orav.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.