Orav në takim lamtumirës me Osmanin: BE mbeter partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka mbajtur një takim lamtumirës me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Orav në përfundim të mandatit të tij, e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin. “Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i BE-së në…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka mbajtur një takim lamtumirës me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Orav në përfundim të mandatit të tij, e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ende nuk dihet se kush do të zëvendësoj Oravin në detyrën e tij. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: