Orari i Kosovës i Parakualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2027
Pasi që u hodh shorti për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, tani është publikuar edhe orari i ndeshjeve të Kosovës në këtë garë. Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin, transmeton lajmi.net. Sipas renditjes botërore, Zvicra ishte në vazon e parë, “Dardanët” në të dytën, Irlanda në…
Sport
Pasi që u hodh shorti për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, tani është publikuar edhe orari i ndeshjeve të Kosovës në këtë garë.
Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin, transmeton lajmi.net.
Sipas renditjes botërore, Zvicra ishte në vazon e parë, “Dardanët” në të dytën, Irlanda në vazon e tretë kurse Azerbajxhani në të katërtën.
“Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025”, shkruante në komunikatën e FBK-së.
Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Irlandës, ndërsa më pas është mysafire e Azerbajxhanit.
Në nëntor të vitit të ardhshëm, Kosova luan si mysafire e Zvicrës dhe Irlandës, ndërkaq dy ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë si vendase kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.
Më poshtë e gjeni orarin e Kosovës.
Muaji shkurt – 2024
Kosova-Irlanda
Azerbajxhani-Kosova
Muaji nëntor – 2024
Zvicra-Kosova
Irlanda-Kosova
Muaji shkurt – 2025
Kosova-Azerbajxhani
Kosova-Zvicra