Optimizëm tek Barca, pritet zbarkimi i Rashford

Skuadra e Barcelonës po planifikon që të transferojë një sulmues qendror për sezonin e ardhshëm.

Sport

26/04/2019 18:45

Me Luis Suarez që po mbush vitet që nuk do ta lënë atë të jetë në formën e tij më të lartë, skuadra katalane po shikon për zëvendësuesin e tij.

Një nga lojtarët që është në listën e dëshirave të liderëve të La Ligas, është ai i Manchester United, Marcus Rashford.

Katalanët janë duke tentuar që të shfrytëzojnë situatën kaotike të krijuar në ‘Old Trafford’ për ta bindur lojtarin.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Barcelona janë optimistë se do ta transferojnë sulmuesin Marcus Rashford, me një ofertë prej 116 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez me skuadrën e Manchester United skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe lojtari akoma nuk ka rinovuar.

‘Blaugranët’ besojnë se ata janë në pozicion të mirë për të siguruar shërbimet e tij, pasi United me gjasë do të dështojë që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk do t’i pëlqente 21 vjeçarit. /Lajmi.net/