Opozita u vë flakë materialeve zgjedhore – tre policë të lënduar

Ka pasur përplasje mes protestuesve të opozitës dhe policisë në Vaun e Dejës në Shqipëri, teksa demokratët i kanë vënë flakën KZAZ-së nr.6 duke përdorur molotov.

Lajme

27/06/2019 23:26

Si pasojë e flakëve tre punonjës policie janë lënduar për motive ende të paqarta. Ndërkohë news 24, ka publikuar disa pamje të momenteve kur policët transportohen me barela në autoambulancë.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që në Shkodër, protestuesit e opozitës i kanë vënë flakën materialeve zgjedhore.

Në lidhje me rastin reagoi dhe Ministri i Brendshëm duke deklaruar se aktet do të dënohen sipas ligjit.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”, thotë Lleshaj.