Opozita takohet për protestën e 18 prillit
Krerët e tri partive opozitare, Visar Ymerit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, në orët e pasdites do të mbajnë një takim të përbashkët, për t’i bashkërenduar veprimet lidhur me protestën që është paralajmëruar të mbahet më 18 prill.
Lajme
Protesta e 18 prillit pritet të organizohet me moton “Kundër Kapjes së Shtetit”.
“Sot në orën 14:00, në sallën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, do të takohen liderët e tri subjekteve opozitare për të diskutuar rreth protestës së datës 18 prill”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.