Konjufca: Gazin lotsjellës e kemi futur më herët në Kuvend (Foto)
(E plotësuar)Opozita po mbanë konferencë për shtyp. Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami tha se reagimi i opozitës sot është “kundërpërgjigje e opozitës ndaj regjimit policor”, tha ajo duke shtuar se opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet.

Lajme
Ndërkaq, Donika Kadaj-Bujupi tha se “mesazhi është i qartë për qeverinë” se pa tërheqjen e nënshkrimeve ata do të pengojnë punën e kuvendit.
Kadaj-Bujupi ka thënë se kryetari Veseli nuk duhet të thërrasë seancë sepse kështu provokon opozitën./lajmi.net/
Ndërkaq, Glauk Konjufca ka deklaruar se gazi lotsjellës është futur më herët në Kuvend.
____________
Në sallën e Kuvendit të Kosovës, sot janë hedhur dy bomba të gazit lotsjellës.
Gazin lotsjellës e para e ka hedhur shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi nga ulëset e deputetëve.
Ndërsa bombën e dytë të gazit e ka hedhur deputeti i VV-së, Faton Topalli.
Nga tymi dhe era e gazit lotsjellës, deputetët janë detyruar të largohen nga salla, për shkak se e kanë pasur të pamundur të rrinë aty.
Edhe në korridore të Kuvendit, era është e rënd, madje edhe gazetarët po kanë vështirësi të raportojnë nga atje./lajmi.net
Deputetë opozitarë sërish janë mbledhur pranë foltores së Kuvendit, përkatësisht para ulëses së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Ata sërish po mundohen që të pengojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, sikurse dhe më parë.
Opozita sërish kanë hedhur gaz lotsjellës. Një nga deputetët që e ka hedhur gazin lotsjellës është ai i Vetëvendosjes, Faton Topalli.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur shefat e grupit parlamentar në takim ndërkaq iu ka thënë deputetëve të dalin nga salla.