Opozita pranon të kontrollohet nga sigurimi i Kuvendit (Foto)

Deputetët e partive opozitare, kanë pranuar të kontrollohen nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës.

Lajme

15/10/2015 09:49

Ndonëse ka pasur deklarime dje se ata nuk do t’i binden vendimit të marrë në Kryesinë e Kuvendit, që të gjithë deputetët të kontrollohen imtësisht para se të hyjnë në ambientet e legjislativit, deputetët opozitarë sot janë parë teksa nuk kanë kundërshtuar kontrollin e sigurimit.

Seanca e Kuvedit është caktuar të mbahet sot në orën 10:00, ndërkaq deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do përdorin të gjitha format për të penguar mbarvajtjen e seancës. Në disa foto të bëra nga Klan Kosova, kontrollit shihet teksa i nënshtrohet edhe deputeti më “rrebel” i Kuvendit, Albin Kurti /lajmi.net/

albinkontrolla2