“Opozita në një linjë me Listën Serbe” – Haxhiu me akuza bajate, tenton ta shesë këtë propagandë të stërvjetëruar tek qytetarët
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se partitë opozitare e kanë treguar hapur “që janë në linjë” me Listën Serbe. Në një paraqitje për media të mërkurën, Haxhiu tha se opozita i ka konsideruar më të rëndësishme ankesat në Gjykatën Kushtetuese në rastet e reformave të adresuara nga qeveria në mandatin e fundit,…

Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se partitë opozitare e kanë treguar hapur “që janë në linjë” me Listën Serbe.
Në një paraqitje për media të mërkurën, Haxhiu tha se opozita i ka konsideruar më të rëndësishme ankesat në Gjykatën Kushtetuese në rastet e reformave të adresuara nga qeveria në mandatin e fundit, sesa “bllokimin e Listës Serbe”.
Këto komente, ajo i bëri pasi tha se nuk është në dijeni nëse partitë opozitare kanë dorëzuar komentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese për rastin e kërkesës së Listës Serbe, të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
“Më vjen shumë keq për këtë për faktin se teksa me zell dërgon kërkesa kundrejt reformave që ne i adresonim. Pra, ju kujtohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në këtë rast kur ka qenë tepër e rëndësishme që të jemi bashkë, që të mos bllokojmë Listën Serbe, që të mos lejojmë të drejtë të vetos, këtë nuk e paskan parë të rëndësishme [opozita]”, tha ajo.
“Ata, veprimet e tyre po tregojnë hapur që janë në linjë, në linjë me Listën Serbe. Kjo për mua është një fatkeqësi”, tha ish-ministrja e Drejtësisë.