Opozita e rifuqizoi Thaçin
Publicisti Baton Haxhiu thotë se edhe një mandat i tretë me Hashim Thaçin si kryeministër nuk i është dashur Kosovës, por partitë që garuan kundër tij, gabuan para dhe pas zgjedhjeve.

Lajme
Haxhiu, në një bisedë për gazetën Tribuna ka analizuar veprimet e partive që humbën zgjedhjet, sidomos të LDK-së. Veprime të gabuara, të kësaj të fundit, sipas Haxhiut, që quan në fitoren e PDK-së, veprime që nuk po ndalen dhe vazhduan edhe pas zgjedhjeve me marrëveshjen e liderëve të partive që humbën zgjedhjet.
Sipas Haxhiut, PDK dhe Hashim Thaçi kanë qenë në disavantazh pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe lideri i PDK-së ishte lider në ikje, por lufta që VV i bëri LDK-së duke e synuar elektoratin e saj, gjahu i AAK-së kryesisht për elektorat gjithashtu të LDK-së, dhe arroganca që LDK tregoi pas zgjedhjeve lokale duke mos bërë kurrfarë koalicioni e as duke mos bërë fushatë dinjitoze mundësuan fitoren e PDK-së.
\”I jemi drejtuar zgjedhjeve nacionale me dy taborë. Në njërën anë Hashim Thaçi i butë që premton rritje rrogash dhe në anën tjetër tri parti që përplaseshin mes vete. Kjo situatë e derivoi rezultatin e zgjedhjeve\”. (Tribuna)