Operacioni i ShKShMK-së në Malet e Sharrit kryehet me sukses, turistet janë kthyer shëndoshë e mirë

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Malet e Sharrit. Siç ka njoftuar ShKShMK, dy  turistet janë kthyer nga një ekip i tyre shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Brezovicë, shkruan lajmi.net. Dy turiste shtetase të huaja N.S dhe K.M gjatë kalimit nëpërmjet…

Lajme

22/05/2025 16:34

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Malet e Sharrit.

Siç ka njoftuar ShKShMK, dy  turistet janë kthyer nga një ekip i tyre shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Brezovicë, shkruan lajmi.net.

Dy turiste shtetase të huaja N.S dhe K.M gjatë kalimit nëpërmjet shtegut ndërkufitar High Scardus Trail, segmentin 3 në afërsi të liqenit të Livadhit në Brezovicë njëra nga të lartcekurat është rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në këmbën e saj, ku si shkak i lëndimit dhe motit të keq kishte patur vështirësi në ecje.

“I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për vullnetin dhe shpirtin human duke rezultuar me sukses operacionin”, theksohet ndër të tjera. /Lajmi.net/