Operacioni i kërkim-shpëtimit në Bjeshkët e Nemuna në Deçan përfundon me sukses, gjenden shëndosh e mirë dy turistët e huaj
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 kanë pranuar një thirrje për një operacion kërkimi në Bjeshkët e Nemuna të Deçanit. Sipas tyre, dy turistë të huaj me inicialet B.G dhe P.G ishin raportuar si të humbur, shkruan lajmi.net. “Pas disa orësh kërkimi intensiv në zonën malore, falë bashkëpunimit…

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 kanë pranuar një thirrje për një operacion kërkimi në Bjeshkët e Nemuna të Deçanit.
Sipas tyre, dy turistë të huaj me inicialet B.G dhe P.G ishin raportuar si të humbur, shkruan lajmi.net.
“Pas disa orësh kërkimi intensiv në zonën malore, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë mes ekipeve të ShKShMK-së, Kosovo Police, NATO Kosovo Force – KFOR dhe German Embassy Pristina , të dy turistët u lokalizuan me sukses dhe u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore. ShKShMK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë operacion”, ka njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë në Facebook: