Operacion i antidrogës në Prishtinë, kapen rreth 11 kg marihuanë
Njësia e antidrogës në Ferizaj dhe Prishtinë kanë realizuar operacionin e koduar “Transferi”, ku gjatë një kontrolli në një shtëpi me objekte përcjellëse në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 kilogramë marihuanë, e kamufluar në kavanoz plastik. Gjatë aksionit është arrestuar edhe personi tjetër në kërkim, si shitës i narkotikëve.…
Lajme
Njësia e antidrogës në Ferizaj dhe Prishtinë kanë realizuar operacionin e koduar “Transferi”, ku gjatë një kontrolli në një shtëpi me objekte përcjellëse në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 kilogramë marihuanë, e kamufluar në kavanoz plastik.
Gjatë aksionit është arrestuar edhe personi tjetër në kërkim, si shitës i narkotikëve.
Aksioni i sotëm ishte në vazhdën e një rasti të mëhershëm ku kishin qenë të arrestuar dy persona dhe ishte kapur një sasi droge.
Rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.