Opel Corsa e re qëndron në ajër në Londër (Foto+Video)
Ky është ndoshta arti më i ri me vetura.
Auto & Tek
Artisti britanik Alex Chinneck në bashkëpunim me Vauxhall Motors kanë krijuar një art madhështor kohët e fundit – një copë asfalti të kthyer përpjetë në formë të lakuar me shufra të rrugës pa asnjë mbështetje. Iluzioni mahnitës mund të shihet në parkun e veturave Hungerfod në Southbank Center.
Kjo ishte krijuar me ndihmën e një ekipi të inxhinierëve, artistëve skenik, punëtorëve rrugor, shtresave të asfaltit, copa të çelikut dhe piktorëve rrugorë, transmeton Lajmi.net.
I quajtur “Hip lartë dhe merre veturën”, ky instalacion ishte i ekspozuar në London Eye gjatë tërë javës.
Shikoni videon më poshtë në incizim të përshpejtuar, që tregon se si u bë i gjithë ky krijim brenda natës: