“Oooo se kom raportin” Reagimi i çuditshëm i Arbërie Nagavcit në lidhje me zgjedhjen e e anëtarëve të Bordit të RTK-së
Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pikën e rendit për zgjedhje e dy anëtarëve në Bordin e RTK-së. Komision ad-hoc i ka shqyrtuar procedurat për zgjedhjen e kandidatëve dhe kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime Pas kësaj kryetarja Albulena Haxhiu, ftoj kryetaren e komisionit ad-hoc, Arbërie Nagavcin të…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pikën e rendit për zgjedhje e dy anëtarëve në Bordin e RTK-së.
Komision ad-hoc i ka shqyrtuar procedurat për zgjedhjen e kandidatëve dhe kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime
Pas kësaj kryetarja Albulena Haxhiu, ftoj kryetaren e komisionit ad-hoc, Arbërie Nagavcin të paraqes raportin, transmeton lajmi.net.
“O se kom raportin”, dëgjohet duke thënë Nagavci.
Pas kësaj ajo doli sërish në foltore ku tha se Komisoni ad-hoc ku foli për përzgjedhjen e anëtarëve për bordin e RTK-së, dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti jo shumicë serb, dhe një nga komuniteti serb ka zhvilluar intervistimet.
“Vlen të përmendet se gjatë intervistave që janë zhvilluar s’kemi arritur që të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar këtu në seancë, e do vazhdojmë me propozimet vetëm me anëtarët joshumicë joshqiptarë, dhe ata joserbë, me nga dy propozime në dy raste”,deklaroi ajo./Lajmi.net/