Onkologjia në QKUK me ndryshime – Më në fund pacientët mund të marrin kimioterapinë në dy orare të ndryshme

Klinika e Onkologjisë në QKUK nga 2 dhjetori duhet të punojë me dy ndërrime, për dhënien e kimioterapisë. Ky vendim që hyri në fuqi dy ditët e para nisi të mos zbatohej nga doktorët. Madje doktorë të shumtë ishin shprehur se nuk do ta respektojnë këtë vendim. Por siç merret vesh tani, onkologët tashmë janë…

Lajme

04/12/2024 13:07

Klinika e Onkologjisë në QKUK nga 2 dhjetori duhet të punojë me dy ndërrime, për dhënien e kimioterapisë.

Ky vendim që hyri në fuqi dy ditët e para nisi të mos zbatohej nga doktorët.

Madje doktorë të shumtë ishin shprehur se nuk do ta respektojnë këtë vendim.

Por siç merret vesh tani, onkologët tashmë janë dorëzuar dhe se kimiopterapia ka filluar të jepet në dy ndërrime.

Kësisoj në klinikën e Onkologjisë do të punohet me dy ndërrime, që pacientëve do t’u ofrohet mundësia e marrjes së kimioterapisë në orare të ndryshme.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari pati deklaruar se kushdo që nuk e respekton atë vendim do të merren masa, qoftë ai edhe drejtori i klinikës.

Struktura e orarit për t’u ofruar pacientëve plotësimin e nevojave është kësisoj:

Ndërrimi i parë 07:00-13:00h

Ndërrimi i dytë 13:00-19:00h.

Po ashtu do të ketë edhe rotacion të punonjësve. Punonjësit do të punojnë me  rotacion, në periudhën, javë, muaj, me qëllim që të sigurohet një shpërndarje e barabartë e ndërrimeve.

Ndërsa sipas vendimit pushimet di të caktohen në përputhje me politikat e brendshme të klinikës dhe do të aprovohen nga menaxheri i klinikës gjegjëse.

Ndarja e pacientëve në dy ndërrime për marrjen e kimioterapisë, nuk do ta zgjasë orarin e punës as te specialistët dhe infermierët./Lajmi.net/