OnePlus 3/3T përditësohen me Android Nougat

Muajin e kaluar, OnePlus premtoi që Android Nougat për OnePlus 3T dhe OnePlus 3 do të jetë në dispozicion para përfundimit të vitit. Ky vit mbaron sot dhe fatmirësisht përditësimi me platformë Nougat do të jetë në gjendje të shkarkohet nga dy telefonat.

Auto & Tek

31/12/2016 17:45

oneplus3t-735x400

Themeluesi i OnePlus, Carl Pei ka konfirmuar përmes rrjetit social Twitter që përditësimi stabil i platformës Android Nougat do të jetë vonë gjatë ditës së sotme në dispozicion për dy telefonat e lartpërmendur, shkruan arbresh.info

Sidoqoftë, nëse nuk mund të prisni deri në publikimin e versionit stabil, atëherë ju mund t’a instaloni platformën Nougat në versionin Beta që aktualisht është në dispozicion tek forumi i OnePlus-it, megjithë vetëm për OnePlus 3T.