Oliver Ivanovic nuk ndihet i sigurt në burg
Oliver Ivanovic ka shkuar një letër në të cilën thotë se nuk ndihet i sigurt në burgun e Prishtinës. Ai procesin që po zhvillohet ndaj tij e quan “proces të pakuptimtë politik”. Kërkon mbështetjen e opinionit serb.
Lajme
Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokraci, Drejtësia”, Oliver Ivanovic, i cili po mbahet në paragurim dhe që ka vendosur që të hyjë në në grevë urie, përmes një letre të cilën sot e ka publikuar “Politika” e Beogradit, thotë se nuk ndihet i sigurt në burgun e Prishtinës.
Oliver Ivanovicit që tri herë i është refuzuar kërkesa që të transferohet nga burgu i Prishtinës së Mintrovicë. Ai ka thënë se ndaj tij po zhvillohet një “proces i pakuptimtë politik”.
“Ndonëse për këtë kam baza ligjore, juridike, njerëzore dhe shkaqe ekonomike, që do të duhej të ishin më shumë se të mjaftueshme për cilindo institucion të vërtetë të drejtësisë ose për njerëz humanë, duket se drejtësinë dhe humanitetin e kërkoj në vend të gabuar”, thuhet në letrën e Ivanovic.
Sipas Ivanovic ai dhefamilja e tij po përballet me keqtrajtime dhe udhëtim deri në Prishtinë, që sipas tij “po ashtu përbën pasiguri për ta”.
Duke sqaruar motivet për grevë urie, pasi kërkon mbështetje nga opinioni serb, Ivanovic në letër thotë:
Ivanovic në këtë letër gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e serbëve duke thënë se ato që po bën Qeveria e Serbisë nuk po mjaftojnë, prandaj në shenjë proteste ka hyrë edhe në grevë.
“Për mua ka shumë domethënie mbështetja juaj, sikurse edhe të gjitha ato që bën Qeveria e Serbisë, por duket se kjo nuk mjafton, prandaj jam detyruar të përcaktohem për këtë formë proteste dhe të tërheq vëmendjen për padrejtësinë që po më bëhet”, thuhet në letrën e Oliver Ivanovic të cilën e ka publikuar sot gazeta Politika.
Ivanovic ka qe dy muaj që është në paraburgim, sepse dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve të kryera gjatë viteve 1999/2000. Së fundmi, atij i është vazhduar paraburgimi për dy muaj.