OKB: Qindra burra e djem “të zhdukur” nga lufta në Alepo

Qindra burra e djem janë të zhdukur në zonat e mbajtura nga rebelët e Alepos, thonë zyrtarë të OKB-së.

Bota

09/12/2016 12:33

Forcat e udhëhequra nga qeveria siriane kanë kapur së paku 75% të pjesës lindore që janë në duart e këtyre rebelëve, transmeton lajmi.net.

Dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga ato pjesë, ndërsa më shumë se 8000 janë larguar gjatë një pushimi humanitar, gjatë ditës së djeshme.

OKB ka lajmëruar se rebelët po i ndalojnë njerëzit të largohen nga vendi.

Zëdhënësi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha në një konferencë në Gjenevë se deri 100.000 njerëz janë të bllokuar në zonat lindore të Alepo-s.

OKB ndër të tjera tha se qindra njerëz janë zhdukur gjatë largimit prej këtyre zonave.

Vetëm në mëngjesin e sotëm më shumë se 8,000 njerëz, duke i përfshirë këtu 3,000 fëmijë janë larguar nga vendi. /Lajmi.net