OEK për Forumin ekonomik Kosovë-Turqi: Do të forcojmë lidhjet tona për mundësi të reja për bashkëpunim
Oda Ekonomike e Izmirit dhe Shoqata Kosovare për Arsim kanë organizuar Forumin ekonomik Kosovë Turqi “Ditët e Biznesit Kosovar”. Përmes një postimi në Facebook, Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka pasur më shumë se 200 përfaqësues të bizneseve në Izmir. Sipas OEK-ut kjo tregon një potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet…
Lajme
Oda Ekonomike e Izmirit dhe Shoqata Kosovare për Arsim kanë organizuar Forumin ekonomik Kosovë Turqi “Ditët e Biznesit Kosovar”.
Përmes një postimi në Facebook, Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka pasur më shumë se 200 përfaqësues të bizneseve në Izmir.
Sipas OEK-ut kjo tregon një potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Ne shprehim falënderimet tona të sinqerta për përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Izmirit, Shoqatës Kosovare për Kulturë dhe Edukim për mbështetjen dhe kontributet e tyre të paçmueshme. Pjesëmarrja e një numri kaq të madh biznesesh është një konfirmim i qartë i gatishmërisë dhe entuziazmit për të bashkëpunuar me vendin e të parëve” thuhet në njoftimin e OEK.
OEK ndër të tjera njofton se në fund të forumit ekonomik në Izmir, të gjithë ranë dakord për të organizuar një vizitë të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, duke forcuar më tej lidhjet mes Kosovës dhe Turqisë dhe duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim.
Postimi i plotë: