OEK mban konferencë për media
Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot prej orës 11:00. Kryetari Lulzim Rafuna do të paraqesë një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023, sfidat e kompanive dhe rekomandimet për institucionet qendrore. Ngjarja mbahet në objektin e OEK-ut në Prishtinë.