Odriozola mund të kalojë te rivali i qytetit Atletico Madrid
Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Alvaro Odriozola mund të kalojë te rivali i qytetit Atletico Madrid.

Sport
Alvaro Odriozola ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me ‘Los Blancos’, ndërsa rinovimi me të nuk do të ndodhë.
Kjo pasi Real Madridi nuk e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.
Siç raporton ‘Fichajes’, Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për Odriozolan, përcjell lajmi.net.
Spanjolli do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, por mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të transferohet./Lajmi.net/