Oda Ekonomike pro heqjes së pjesshme të taksës, Rukiqi thonë se nuk dëmtohen bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e mbështetë shfuqizimin e pjesshëm të tarifës për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lajme

28/02/2020 15:49

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online i pari kësaj i kësaj Ode Berat Rukiqi, i cili është shprehur se janë për një epilog të kësaj çështje.

“Ne besoj që qëllimin e kemi të njëjtë jemi të interesuar të shohim një epilog të kësaj çështje që do të duhej të ishte shfuqizimi i tarifës, pastaj modalitetet dhe rrugët janë ndoshta më pak të rëndësishme nga aspekti ekonomik, nga aspekti politik është çështje tjetër”.

Rukiqi është shprehur se nuk pret që bizneset të dëmtohen nga heqja e taksës pasi ata janë të përgatitur për një veprim të tillë dhe e kanë ditur që taksa nuk do të jetë e përhershme.

“Tash nuk pres që do të dëmtohen për shkak se unë po vazhdoj ta ritheksojë që asnjë biznes në Kosovës nuk ka pasur pritje që kjo do të jetë e përhershme, ato edhe para taksës e kanë pasur një treg të caktuar dhe besoj që edhe tani në kushtet ku do të mund të ketë shfuqizim të tarifës në një rrethanë tjetër sidomos ato që janë më mirë të pozicionuara kanë arritur mjaftueshëm me fituar një pozicionim në treg  dhe me vazhdu me performuar mirë”.

“Bizneset kemi që janë nga pjesa që janë ndikuar nga pjesa që janë ndikuar drejtpërdrejtë nga tarifa, ka që janë ndikuar ka që nuk janë ndikuar ka që kanë pasur përfitime ka të tjera të cilat nuk kanë mundur të akomodohen shumë shpejtë në situatën kur është vendosur tarifa, ka situata të ndryshme që janë krijuar tek bizneset e vendit, qofshin ato që janë prodhuese tregtare, shërbyese”.

Lidhur me paralajmërimet për reciprocitet Rukiqi është shprehur se ka hapësirë për reciprocitet por që kjo duhet të bëhet konform rregullave ndërkombëtare.

“Edhe tek reciprociteti ne kemi treguar që ka hapësirë por kjo duhet të bëhet konform rregullave të përgjithshme ndërkombëtare, reciprociteti vjen në shprehje kur funksionojnë mekanizmat e tjerë, cofshin këto që ne i kemi specifike me Serbinë në kuadër të dialogut, cofshin mekanizmat e CEFTA-s”.

Kryeministri Kurti të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme ka paralajmëruar heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja dhe Hercegovina.

Për këtë çështje pati reagime të ndryshme brenda vendit dhe nga faktori ndërkombëtarë, ku më i zëshmi ishte ambasadori Richar Granell i cili është edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, nuk është e pranueshme heqja e pjesshme e taksës, por duhej të largohej në tërësi.