Oda e Hotelerisë ka një kërkesë për deputetët Kuvendit të Kosovës

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit OHTK, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë vendimin për uljen e TVSh-së nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë.

Lajme

15/08/2020 21:44

Ata me anë të një komunikate për media kanë thënë se kërkesa në fjalë është miratuar qysh në qershor të këtij viti në qeveri, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre, plotësimi i kërkesës në fjalë do të ishte në të mirë të hotelerisë dhe gastronomisë.

“Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratuar kërkesën e OHTK-së të kamotshme që të ulet TVSh-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbetë të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmës për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Deputet e Parlamentit te Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thuhet në kërkesën e OHTK-së. /Lajmi.net/