Oda e Afarizmit: Bizneset po trajtohen si hajna të rrymës, jo si pagues të rregullt
Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një prononcim për “Front Online” ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë. Ai tha ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta. “Ende nuk…

Lajme
Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një prononcim për “Front Online” ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë.
Ai tha ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta.
“Ende nuk dihet saktë se sa janë humbjet se secili biznes është ndryshe nga tjetri të shtunën ju kanë shkuar me polici në mënyrë të dhunshme thuajse po e këputin një hajn të rrymës e jo një biznes që e ka paguar vazhdimisht”, tha Ahmeti.
Ai gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara.
“Për me bërë rikyçjen duhet të paguhet një kosto shtesë dhe bëhet kur të donë KEDS dhe arritja e marrëveshjes. Disa biznese janë në pritje të përgjigjes së Komerciales, por kush do të ja mbulojë dëmet që po ju bëhen bizneset”, tha ai.