“Ocean’s 8” pushtohet nga femrat (Foto)

Besojmë se ju ka rënë rasti të ndiqni trilogjinë e filmave “Ocean” 11, 12 dhe 13, me aktorë kryesorë emrat më të mirë si: George Clooney, Brad Pitt, Matt Damon, Julia Roberts, Andy Garcia etj.

ShowBiz

01/02/2017 08:22

Por nëse mendoni se gjithçka mbaroi me kaq, duhet të prisni vitin 2018 për të parë filmin me më shumë femra të njohura që është realizuar ndonjëherë!

Është publikuar fotoja e filmit “Ocean’s 8”, ku paraqiten 8 femra: Sandra Bullock, Rihanna, Mindy Kaling, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Sara Paulson si dhe Awkwafina, ylli i hip hopit.

Filmi thuhet se do të dalë për herë të parë në datën 8 qershor të vitit 2018 dhe mezi presim t’i shohim vajzat në rolet e tyre si grabitëse, duke bërë manovra me bankat dhe duke u përpjekur të dalin të papërfshira në grupet mafioze që bëjnë trazira.

Mbetet vetëm për t’u parë se sa do t’ia dalin vajzat të performojnë më mirë se aktorët e filmave paraprakë! Ocean's 8