OBSH jep përfundimisht rekomandime për përdorimin e dorëzave

​Më në fund OBSh mban qëndrim për përdorimin e dorezave e cila shprehet se nuk janë të rekomanduara.

Bota

09/06/2020 19:55

Kjo për disa arsye si infeksioni apo kontaminimi i duarve. Më e mira është larja e shpeshtë si dhe dezinfektimi i tyre, sipas organizatës ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Shumë epidemiologë dhe virologë janë shprehur skeptik me kohë për përdorimin e dorezave duke thënë se janë të dëmshme për duart.

Gjithashtu OBSh deklaron se në vendet me numër të madh njerëzish duhen vendosur dezinfektues duarsh dhe nuk duhen përdorur dorezat. /Lajmi.net/