OBSH flet lidhur me sëmundjen me rrezik epidemik që u shfaq dje në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të martën se po e 'monitoronte' me kujdes' murtajën babonike në Kinë, derisa kjo e fundit njoftoi për paraqitje të rasteve të para dje.

Bota

07/07/2020 16:45

Një zyrtar i OBSH-së pohoi sot se situata po menaxhohej mirë nga Kina dhe nuk konsiderohej se kishte rrezik të lartë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Një bari në rajonin verior të Kinës së Mongolisë së Brendshme u konfirmua në fundjavë si i infektuar me sëmundjen në fjalë, e njohur si ‘Vdekja e Zezë’ në Mesjetë.

Murtaja bubonike është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori, pasi ka vrarë rreth 100 milionë njerëz në shekullin e XIV-të.

Qeveria e Bayan Nur, qyteti kinez që raportoi rastin e murtajës bubonike, të dielën dha një paralajmërim të hershëm të epidemisë pasi identifikoi bariun si një pacient të dyshuar.

Individi u konfirmua se kishte sëmundje në të njëjtën ditë, duke ngjallur frikën e një shpërthimi të sëmundjes së re në mes të kohës së pandemisë koronavirus.  /Lajmi.net/