O’Brien dhe Eichhorst sot në Prishtinë, pasdite takojnë kryeministrin Kurti

Në Kosovë sot pritet të arrijnë dy emra të rëndësishëm të politikës , sidomos asaj të jashtme. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme , Angelina Eichhorst, pritet të vinë sot për vizitë në Prishtinë. Siç mësohet, O…

Lajme

21/10/2024 10:29

Në Kosovë sot pritet të arrijnë dy emra të rëndësishëm të politikës , sidomos asaj të jashtme.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme , Angelina Eichhorst, pritet të vinë sot për vizitë në Prishtinë.

Siç mësohet, O ‘Brien dhe Eichhorst do të zhvillojnë takime me të parët e vendit.

Si fillim ata do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton lajmi.net.

Takimi pritet të zhvillohet pasdite, por ora nuk është bërë ende e ditur.

Dyshja gjatë ditës së djeshme kanë vizituar Serbinë, ku kanë takuar presidentin serb, Aleksandr Vuciq.

Me këtë rast, Vuçiq është deklaruar në lidhje me rolin e Serbisë, në Ballkanin Perëndimor.

E padyshim aty nuk mungoi diskutimi mbi Kosovën dhe çështjen që lidhen në mes dy vendeve./Lajmi.net/