Oborri i shkollës në Fushë-Kosovë mbushet me lojëra për fëmijë, dikush e shfrytëzon hapësirën për biznes
Procesi mësimor në Kosovë ka përfunduar për të gjitha shkollat. Por pavarësisht kësaj, në komunën e Fushë-Kosovës hapësira e oborrit të shkollës fillore “Mihal Grameno” po përdoret për biznes. Oborri i shkollës në fjalë është shndërruar në një park të lojërave. Lojëra të shumta për fëmijë janë vendosur në këtë hapësirë, e se si ka…
Lajme
Procesi mësimor në Kosovë ka përfunduar për të gjitha shkollat.
Por pavarësisht kësaj, në komunën e Fushë-Kosovës hapësira e oborrit të shkollës fillore “Mihal Grameno” po përdoret për biznes.
Oborri i shkollës në fjalë është shndërruar në një park të lojërave.
Lojëra të shumta për fëmijë janë vendosur në këtë hapësirë, e se si ka ndodhur kjo nuk dihet ende.
Duhet përkujtuar që hapësira e njëjtë ishte shfrytëzuar për të njëjtën arsye edhe gjatë vitit të kaluar.
Lojëra për fëmija ishin vendosur në oborrin e shkollës.
Se si e ka lejuar Komuna, saktësisht Drejtoria për Arsim këtë gjë, nuk dihet ende./Lajmi.net/