Oblak do të rinovojë me Atletcio Madrid, paga e tij rritet për 2 milionë euro
Një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij, Jan Oblak pritet të rinovojë me Atletico Madrid.
Sport
Skuadra madrilene nuk është akoma e gatshme ta lëshojë portierin slloven që të largohet nga klubi dhe kanë një propozim të ri për të.
‘Marca’ bën të ditur se Oblak do të rinovojë kontratën e tij me Atletico Madrid, dhe kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025.
Zyrtarizimi i marrëveshjes për kontratën e re pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Oblak, me kontratën e re do të shoh në rritje në pagë. Ai, nga 10 milionë euro për vit, me kontratën e re do t’i fitojë 12 milionë për vit. /Lajmi.net/