Objektivi i Chelseat pëson lëndim të rëndë

Nice ka konfirmuar se Youcef Atal do të jetë "jashtë fushës për një kohë të gjatë" pas një dëmtimi në gju të pësuar në takimin e së shtunës në Ligue 1 kundër Metz.

Sport

08/12/2019 17:05

Skuadra e Patrick Vieira fitoi 4-1 falë dy golave nga Wylan Cyprien, Ignatius Ganago dhe Pierre Lees-Melou që shënuan nga një.

Sidoqoftë, mbrëmja kishte një shije të thartë pasi Atal u tërhoq me barelë pas 28 minutave për t’u zëvendësuar nga Ganago, transmeton lajmi.net.

Nice konfirmoi frikën e tyre më të keqe përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare të dielën, pasi një kontrolli të detajuar. /Lajmi.net/