Obiliqi nesër nuk do ketë furnizim me ujë të pijshëm
Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Obiliqit, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të këtij qyteti

Lajme
Qytetarët e Obiliqit të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga “Puset e Hashanëve”, nesër nuk do të kenë furnizim me ujë, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.
Sipas një njoftimi të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kjo mungesë e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Obiliqit.
“KUR”Prishtina”-sh.a. njofton konsumatorët e një pjese të qytetit të Obiliqit, më konkretisht ata konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga “Puset e Hashanëve”, se nesër më 12 qershor 2015, e premte, do të ketë ndërprerje uji nga ora 08:00-20:00”.
“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit , duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit”, thuhet në njoftim.