Obama reagon për marrëveshjen nukleare: Vendimi i Trump gabim serioz
Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen nukleare me Iranin.

Bota
Pasi Donald Trump tha se SHBA’të s’do jenë më pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Barack Obama e quajti këtë vendim ”gabim serioz”.
Përveç kësaj ai tha se Donald Trump tërësisht ka devijuar.
Irani gjatë mandatit presidencial të Barack Obamas kishte nënshkruar marrëveshjen e njohur si Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës për Aksion (Joint Comprehensive Plan of Action – JCPOA) pas negociatave maratonike 18 ditëshe në Vjenë me gjashtë fuqitë botërore; SHBA’të, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian.
Me këtë marrëveshje Irani është pajtuar që të frenojë zhvillimin e programit nuklear në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve, njofton Klan Kosova.