Obama përqafon familjarët e viktimave në Florida

Presidenti amerikan, Barak Obama do të takojë të mbijetuarit dhe familjet e të vrarëve në Orlando të Floridës, katër ditë pas vrasjes së 50 personave në një klub nate homoseksualësh në këtë qytet.

Bota

16/06/2016 22:37

Burime brenda shtëpisë së bardhë bëjnë të ditur se presidenti Obama do të bëjë të qartë se vendi përkrah komunitetin LGBT në Orlando.

Pasi mbërriti Obama u prit nga kryetari Buddy Dyer në pistë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Pak detaje janë bërë të ditura lidhur me orarin e tij, ndërsa sulmi në Orlando ka nxitur reagime lidhur me ligjet e ashpra që duhet të bëhen për përdorimin e armëve.