Obama i ofron ndihmë Turqisë

Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur ngushëllime për sulmin që ndodhi në Stamboll dhe drejtoi ekipin e tij për t’ju ofruar ndihmë autoriteteve turke, thuhet nga Shtëpia e Bardhë, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Bota

01/01/2017 12:14

“Presidenti shprehu ngushëllimet për ata që humbën jetën, dhe ka drejtuar ekipin e tij për të ofruar asistencën e duhur ndaj autoriteteve turke, sipas nevojës”, ka thënë Eric Schutz, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa, Ned Price, zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë sulmin.